Pse EFJ-ja miratoi mocion unanim kundër dënimeve të KPM-së?
ANKARA — Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka miratuar njëzëri një mocion në mbështetje të mediave në Kosovë, të cilat kanë qenë subjekt i gjobave joproporcionale nga Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM). Ky vendim u mor gjatë punimeve të Kongresit Vjetor të kësaj federate që po mbahet në Ankara.
Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), vetëm gjatë dy muajve të fundit ky komision ka dënuar nëntë televizione të ndryshme. Në tekstin e mocionit të miratuar, EFJ-ja thekson se këto dënime të njëpasnjëshme janë shqiptuar pas kërkesave dhe ankesave të anëtarëve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
Organizata ka autorizuar Bordin e saj Drejtues që t’i bëjë thirrje Vetëvendosjes për të ndalur sulmet ndaj gazetarëve, si dhe t’i shkruajë zyrtarisht KPM-së për të kërkuar respektimin e kompetencave të veta pa i tejkaluar ato.
Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere