{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreid7khrnxvn564et7p3ip2pae7d77ewtesivtuyt4nj2walax6455q",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3monxvewccqa2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreic3rwa3ecttmk2zib7wmptiv4wk376yxikxqjkphqov527nfmgisu"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 411374
},
"description": "Në ditën e 20-të të tubimeve, aktivistët paralajmërojnë mbërritjen e qytetarëve nga diaspora për t'u bashkuar me kërkesat për largimin e qeverisë.",
"path": "/protesta-tirane-diaspora-arben-kola/",
"publishedAt": "2026-06-19T18:28:45.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"mobilizohet diaspora",
"Portalb"
],
"textContent": "TIRANË — Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, duke shënuar ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet, raporton TopChannel. Pas grumbullimit fillestar në shesh, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra kanë adresuar kërkesat e tyre ndaj qeverisë.\n\nGjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës për qëndrimet e saj. Organizatorët e këtij tubimi kanë theksuar gjithashtu se gjatë këtyre ditëve nuk është lejuar në asnjë moment pjesëmarrja apo afrimi i figurave politike në tubimin e organizuar në kryeqytet.\n\nNjë nga organizatorët e kësaj proteste, aktivisti Arben Kola, deklaroi se protestës pritet t’i bashkohen edhe qytetarë të tjerë. Tashmë kur po mobilizohet diaspora, Kola u shpreh se pjesëtarët e mërgatës kanë prerë biletë pa kthim për të ardhur në Shqipëri.\n\n_Burim:_ Portalb\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Protesta në Tiranë: Pse organizatorët presin mërgatën pa kthim?",
"updatedAt": "2026-06-19T18:28:45.548Z"
}