External Publication
Visit Post

Lionel Messi barazon Miroslav Klosen në fitoren e Argjentinës ndaj Algjerisë

Zhurma Press June 19, 2026
Source

KANSAS CITY — Lionel Messi po vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror me performanca të jashtëzakonshme. Me tre golat e tij në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë, ylli 38-vjeçar arriti të barazojë rekordin e Miroslav Kloses si golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës me gjithsej 16 gola.

Në këtë turne, ku po shënohen ngjarje të shumta dhe Botërori 2026 shënon rekord për kartonë të kuq, Messi barazoi gjithashtu rekordin për numrin më të madh të fitoreve në histori të këtij kompeticioni me 17 të tilla. Ky sukses e ngjit atë në majat më të larta të futbollit ndërkombëtar.

Argjentinasi ka vendosur po ashtu dy rekorde të reja për ekipin kombëtar: ai u bë futbollisti me më së shumti kontribute në gola me 181 të tillë, si dhe lojtari me më shumë hat-tricke me kombëtaren, gjithsej 11, duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldon.

Përveç këtyre, 38-vjeçari shënoi 6 gola nga jashtë zonës në histori të Botërorit, realizoi në 12 ndeshje të ndryshme dhe u bë lojtari më i vjetër që shënon hat-trick në këtë turne. Kjo dëshmon se mosha është thjesht një numër për legjendën argjentinase.

Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...