External Publication
Visit Post

Pse akuzohet drejtori i ndërmarrjes 'Strezhevë' në Manastir?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

MANASTIR — Sektori për Punë të Brendshme në Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj 56-vjeçarit M.G., drejtor i Ndërmarrjes Publike “Strezhevë”. Ai dyshohet për veprën penale të shkeljes së të drejtave të marrëdhënies së punës gjatë ushtrimit të detyrës së tij zyrtare.

Sipas policisë, M.G. gjatë periudhës nga shkurti deri më 29 qershor të vitit 2023, ka ndryshuar tre herë vendin e punës së një punonjësi. Këto veprime dyshohet se u kryen në kundërshtim me Ligjin për Nëpunësit Administrativë dhe Ligjin e Punës.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...