External Publication
Visit Post

Çfarë premton Gërvalla për marrëveshjen politike me partitë?

Zhurma Press June 19, 2026
Source

PRISHTINË — Ministrja në detyrë e Drejtësisës, Donika Gërvalla, ka folur sot për mundësinë e bashkëpunimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera politike. Ajo siguroi se do të bëhet çdo përpjekje maksimale nëpërmjet diskutimeve për të arritur marrëveshje.

"Ju siguroj se, ashtu si herën e kaluar, do të mundohemi maksimalisht përmes diskutimeve që të gjejmë një zgjidhje. Çdo marrëveshje duhet të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve", ka deklaruar Gërvalla.

Gërvalla nuk specifikon me cilat parti do të bisedojë LVV-ja — por vendos si kusht të prerë: çdo zgjidhje t'i bindet vullnetit të qytetarëve, jo llogarive të brendshme partiake.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...