External Publication
Visit Post

SC Gjilani emëron Blerim Bunjakun asistent të parë

Zhurma Press June 19, 2026
Source

GJILAN — SC Gjilani ka zyrtarizuar angazhimin e Blerim Bunjakut si asistent i parë i stafit teknik, duke i besuar një rol kyç në projektin sportiv për sezonin e ri. Emërimi u bë zyrtar të premten nga klubi gjilanez.

Bunjaku vjen me eksperiencë të gjerë në futbollin kosovar. Ka shërbyer si ndihmëstrajner te FC Prishtina, FC Malisheva, KF Llapi, Feronikeli '74 dhe Liria, ndërsa më herët ka mbajtur edhe rolin e trajnerit te Illyria United dhe te grupmoshën U19 të Llapit.

Trajneri 31-vjeçar është i pajisur me licencën UEFA A. Me angazhimin e tij, Gjilani synon të forcojë stafin teknik dhe të ndërtojë një skuadër konkurruese për edicionin e ardhshëm të Superligës.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...