Çfarë zbulon rinumërimi: dyshime për votim nga një dorë e vetme në veri?
PRISHTINË — Procesi i rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) vazhdon edhe sot, kur pritet të numërohen 8 kutitë e fundit të procesit, si dhe dy kuti shtesë nga Ranilluga — të kërkuara me urdhër të Prokurorisë dhe të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Burimet e Klan Kosovës bëjnë të ditur se gjatë procesit janë ngritur disa dyshime: votat e disa qendrave votimi në veri dyshohet se janë plotësuar nga një dorë e vetme, duke u vërejtur ngjashmëri në nënshkrime dhe në mënyrën e plotësimit të fletëvotimeve.
Mbetet të shihet nëse PZAP do të marrë vendim për hapjen e kamerave të sigurisë në qendrat përkatëse të votimit, për të verifikuar dyshimet e ngritura. Pa atë vendim, dyshimet nuk mund të vërtetohen e as hidhen poshtë.
Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere