External Publication
Visit Post

Kuvendi i RMV-së miraton tre fakultete të reja në UNT

Zhurma Press June 19, 2026
Source

SHKUP — Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi sot, në seancën e 105-të, ndryshimet e Statutit të Universitetit "Nënë Tereza" — me 59 vota "PËR" dhe asnjë kundër. Votimi kurorëzon procesin e konsolidimit institucional të UNT-së, gati një dekade pas themelimit.

Kjo reformë substanciale sjell tre ndryshime kyçe: zyrtarizimin e Fakultetit Juridik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit të Shkencave Humane; mundësinë e lëshimit të diplomave në tri gjuhë — shqipe, maqedonase dhe angleze; dhe modernizimin e simboleve zyrtare sipas standardeve evropiane.

"Ky akt dëshmon pjekurinë dhe vizionin afatgjatë të UNT-së për të ndërtuar një institucion modern dhe konkurrues", thonë nga universiteti, duke falënderuar stafin akademik, studentët dhe të gjitha institucionet qeveritare e parlamentare që kontribuan në këtë sukses të përbashkët.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...