External Publication
Visit Post

Pse po gjykohet Xhaka pas golit të penalltisë kundër Bosnjës?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

LOS ANGELES — Zvicra mundi sot Bosnje Hercegovinën me rezultatin 4-1 në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2026. Goli i katërt mban firmën e Granit Xhakës, i cili mori vetë gjuajtjen e penalltisë dhe tundi rrjetën. Pas golit, mesfushori shqiptar festoi me gjestin "Flisni tani" — mesazh i drejtuar drejtpërdrejt kritikëve.

Por vendimi i Xhakës nxiti menjëherë një valë të re kritikash. Një pjesë e opinionit publik mendonte se ai duhej t'ia linte penalltinë Mamzambit — i cili kësisoj do të kishte mundësinë e realizimit të hat-trick-ut. Goli u shënua, por debati nuk u shua.

Burim: Sportekspres — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...