External Publication
Visit Post

Çfarë thekson Makedonci para 50 ministrave të mbrojtjes në Bruksel?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

BRUKSEL — Ministri i mbrojtjes në detyrë, Ejup Makedonci, mori pjesë në mbledhjen e 35-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, mbajtur në Selinë e NATO-s në Bruksel. Rreth 50 ministra mbrojtjeje nga vendet anëtare dhe partnere diskutuan situatën aktuale në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit të sigurisë.

Mbledhja u kryesua nga ministri gjerman Boris Pistorius, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe sekretari britanik i mbrojtjes Dan Jarvis. Pjesëmarrësit ripohuan mbështetjen e tyre për Ukrainën në mbrojtjen e sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial ndaj agresionit rus.

Makedonci theksoi se Kosova mbetet e angazhuar krah partnerëve dhe aleatëve për paqen dhe sigurinë globale. Në margjinat e takimit, ai diskutoi me zyrtarë të NATO-s dhe ministra mbrojtjeje nga vende partnere rreth mundësive të bashkëpunimit dhe sfidave aktuale të sigurisë.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...