Çfarë sjell albumi i parë solo i Majkut, «Qielli o kufi»?
PRISHTINË — Reperi Majk ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore: albumi i parë solo, i titulluar «Qielli o kufi» , doli sot në platformat Spotify dhe YouTube me shtatë këngë origjinale. Projekti bëhet menjëherë i qasshëm për fansat anembanë.
Albumi hapet me titulloreshën «Qielli o kufi» , e ndjekur nga «Te Quiero» — bashkëpunim me Lyrical Son, DJ PM dhe Dagz. Vijojnë «Azul & Don Julio», «Jolie» dhe «Lakmove» — ky i fundit realizuar bashkë me Nasty D.
Projekti mbyllet me «Superman» dhe «Dashni 2» , kjo e fundit bashkëpunuar me Loren. I njohur si njëri nga reperët më të suksesshëm dhe më të dashur të skenës hip-hop në trojet shqiptare, Majk ka ndërtuar ndër vite karrierën e tij me hite dhe bashkëpunime të shumta. «Qielli o kufi» shënon herën e parë që ai del me album të plotë si solist.
Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere