Çfarë diskutoi Rama me të dërguarin e Norvegjisë?
Zhurma Press
June 18, 2026
PRISHTINË — Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi sot se u takua me Eirik Nestås Mathisen, Përfaqësues Special i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor. Në takim diskutuan për Kosovën dhe "nevojën e institucioneve të forta dhe lidershipit që ndërton besim, jo ndarje."
Rama e vlerësoi Norvegjinë si "jo vetëm një mbështetëse të Kosovës, por një zë i qëndrueshëm për paqe, demokraci dhe stabilitet." Ai shtoi se biseda me Mathisen ishte "një kujtesë se marrëdhëniet më të forta ndërtohen mbi besimin, respektin dhe vlerat e përbashkëta."
Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere