External Publication
Visit Post

Si shfuqizohet diçka që VLEN-i thotë s'ka qenë kurrë në fuqi?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

TETOVË — Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë si rezultat "majorizimi" — pesë gjyqtarë maqedonas kanë mbivotuar dy shqiptarët dhe një turk, me votim 5–3.

Kritika e tij kryesore u drejtohet VLEN-it: nëse, sipas tyre, vendimi i Komunës së Tetovës nga viti 2007 nuk ka qenë asnjëherë në fuqi, atëherë si mund ta ketë shfuqizuar Gjykata Kushtetuese? "Arsyetime të tilla janë absurde dhe fyejnë inteligjencën e qytetarëve", thotë Ademi.

Ai pret publikimin e vendimit të plotë. "Ndoshta atëherë do të kuptojmë se si mund të shfuqizohet diçka që, sipas VLEN-it, nuk ka qenë kurrë në fuqi. Po ashtu do të shohim edhe rolin që kanë pasur ata në këtë proces", ka thënë ai.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...