External Publication
Visit Post

Si funksionon fizioterapia e personalizuar në QSUNT?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

TIRANË — Dhjetëra pacientë marrin çdo ditë shërbim në Njësinë e Fizioterapisë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUNT), ku referohen pas konsultave me mjekët specialistë. Sipas kreut të njësisë, prof. dr. Endrit Mone, shërbimi funksionon mbi bazën e sistemit të referimit: mjeku i familjes dërgon tek specialisti, i cili përcakton nevojën për procedura rehabilituese.

Njësia organizon punën në tre ambiente kryesore: sektori i pediatrisë për trajtimin e fëmijëve; ambienti i neuroshkencës për pacientët neurologjikë dhe neurokirurgjikalë; dhe ambulanca e fizioterapisë, me ekipe të shpërndarë nëpër pavijone sipas kërkesave. Qëllimi i programeve është rikuperimi dhe përmirësimi i cilësisë së jetës përmes kujdesit profesional.

Njësia trajton diagnoza të ndryshme: rastet postkirurgjikale, problematikat reumatizmale, dhimbjet e qafës dhe të mesit, si dhe problemet e ekstremiteteve të poshtme — gjendje që prekin si moshat e treta ashtu edhe pacientët më të rinj. Trajtimi nis me terapi instrumentale me efekt antiinflamator, vazhdohet me terapi manuale dhe programe të personalizuara ushtrimesh.

Edhe pacientët e pasiguruar mund të përfitojnë nga shërbimi kundrejt pagesës, por çdo pacient duhet të paraqitet me referim nga mjeku specialist dhe me një diagnozë të përcaktuar paraprakisht. Pa këto dy kushte, procedurat e fizioterapisë nuk mund të nisin.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...