Çfarë sjell Anibar-i 2026 në pesë kinematë e Pejës?
PEJË — Festivali i animacionit Anibar rikthehet në brigjet e Lumbardhit nga 12 deri më 18 korrik, duke sjellë filma, punëtori, masterklasa, ekspozita dhe pikniqe nëpër pesë kinema të Pejës. I vetmi festival i filmit të animuar në Kosovë dhe njëri nga ngjarjet e njohura të animacionit rajonal, Anibar sivjet shënon 17 vjet.
Lindur me synimin për të ndezur jetën kulturore dhe aktivizuar hapësirat e braktisura të qytetit, Anibar ka ndarë platformën e vet me publikun për të trajtuar gjendjet kolektive: "Shpresat dhe Frikërat", "Bestytnitë", "Pasiguritë", "Çlirimi dhe Përkatësia", "LOVE" dhe "Smash the Patriarchy".
Edicioni 2026 nuk i kushtohet vetëm njërës temë: organizatorët ftojnë vizitorët të eksplorojnë raportin me shqisat, natyrën, materialet dhe memorien, duke i lejuar temat të manifestohen njëkohësisht nëpërmjet filmave, diskutimeve me kineastë e mysafirë, si dhe punëtorive dhe masterklasave.
Thirrja qendrore e vitit: "shkëputuni nga ritmi i botës digjitale." Klip zyrtar i edicioni 2026 është realizuar nga animatorja finlandeze Jenny Jokela — për ata që nuk kanë qenë kurrë në Pejë, klip-i sjell qytetin "në ngjyrat e tij më të bukura", ndërsa vizitorët e vjetër paralajmërohen për "valë nostalgjie".
Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere