Kush mbetet pa ujë në Mitrovicë pas defektit në gypin kryesor?
Zhurma Press
June 18, 2026
MITROVICË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) Mitrovica ka njoftuar se prishja e një gypi kryesor ka lënë pa ujë të pijshëm katër lagje të qytetit. Të prekurat janë: "Lagja e Doktorëve", "Kroi i Vitakut", "Kodra e Minatorëve" dhe "Brgjani".
Ekipet e KRU-së janë në terren duke punuar për riparimin e defektit. Sipas kompanisë, pritet që furnizimi të rikthehet gjatë ditës së sotme. Njoftimi nuk përcakton orarin e saktë të normalizimit.
Burim: Lajmi.net — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere