External Publication
Visit Post

Çfarë armësh sekuestroi policia në shtëpinë e 37-vjeçarit në Ohër?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

OHËR — Më 17 qershor, në orën 12:00, policia kriminalistike pranë SPB Ohër arrestoi personin D.A., 37 vjeç, nga Ohri. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën dhe sekuestruan një revole, dy pushkë, tri bomba dore, 22 plumba të kalibrave të ndryshëm dhe dy qese najloni me barut.

Armët dhe municionet i posedonte në mënyrë të paligjshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal — për "prodhim, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose lëndëve shpërthyese".

Burim: Almakos_,_ https://almakos.com/bastisje-ne-oher-gjenden-arme-dhe-municione-arrestohet-nje-person/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...