External Publication
Visit Post

Çfarë gjeti policia në makinën e dy të rinjve nga Miletina?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

BOGOVINË — Dy persona nga fshati Miletinë, komuna e Bërvenicës, u ndaluan nga policia në orën 01:40 të mëngjesit të 18 qershorit. G.Q. (29) dhe I.M. (28) u privuan nga liria nga zyrtarë të Stacionit Policor të Kamenjanit gjatë një kontrolli në fshatin Bogovinë.

Të dy ndodheshin në një automjet të parkuar të tipit «Polo» me targa të Tetovës. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua një lëndë e bardhë pluhur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...