External Publication
Visit Post

Si e ndihmoi 40-vjeçari autorët e vrasjes së bashkëshortëve në Balldren?

Zhurma Press June 18, 2026
Source

LEZHË — Policia e Malit të Zi ka arrestuar në Ulqin dhe deportuar në Shqipëri shtetasin B. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dyfishtë të ndodhur më 26 prill 2026 në Balldren të Lezhës, ku u vranë me armë zjarri bashkëshortët K. M. dhe G. M.

Të dhënat u shkëmbyen në kohë reale mes policive shqiptare e malazeze. Pas kapjes, B. K. u dorëzua në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan. Specialistët e DVP Lezhë ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Lezhës. I dyshuari akuzohet për “Përkrahjen e autorit të krimit” në bashkëpunim.

Nga hetimet rezulton se 40-vjeçari dyshohet se ka fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur nga autorët pas ngjarjes. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Burim: Gazeta Express — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...