{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihi4fvpox5x4mq7hurpweqlgwviowiczq5734xpfpk4vq6s3sbgbm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mojeaeagxpk2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreicwhrnhnvihd5ybe6n3gjd2j6ayx37fwj34l7xyy3cjjrmftyuquy"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 84104
  },
  "description": "A janë të mjaftueshme 52 inspektorë për të kontrolluar sigurinë në vendet e punës gjatë valës së të nxehtit?",
  "path": "/masa-mbrojtje-punetore-ndertim-vere-kosove/",
  "publishedAt": "2026-06-17T22:26:19.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Zëri",
    "http://www.zeri.info/aktuale/626925/i-nxehti-sfidon-punetoret-e-ndertimit-kerkohen-masa-per-mbrojtjen-e-tyre/"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet përgjegjëse masa të menjëhershme për mbrojtjen e punëtorëve të ndërtimtarisë gjatë valës aktuale të të nxehtit. BSPK ka paralajmëruar se temperaturat e larta po rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve dhe vdekjeve në vendet e punës.\n\nHaki Pecani, punëtor ndërtimi me mbi një dekadë eksperiencë, e nis ditën në mëngjes, por nuk e ndal punën në pikun e të nxehtit. \"Ne e nisim punën nga ora 08:00 deri në 16:00. Pastaj e kemi pauzën e drekës dhe disa pauza gjatë ditës që t'i ikim të nxehtit\", tha ai.\n\nPunëdhënësit flasin për masat që kanë ndërmarrë. \"Ne mundohemi që punët t'i kryejmë gjatë mëngjesit dhe në orët e pasdites. Po ashtu, gjatë këtij sezoni përpiqemi që punët t'i realizojmë brenda objektit. Pastaj kemi edhe pushimet verore\", tha Jahir Morina, ndërtues.\n\nValon Vataj, kryetar i Shoqatës së Ndërtimit në Kosovë, bën thirrje që kompanitë të kenë prioritet shëndetin dhe sigurinë në punë. \"Ne do të dalim me disa kërkesa që kompanitë e ndërtimit të kenë prioritet shëndetin dhe sigurinë në punë, pasi temperaturat mund të shkaktojnë rreziqe në vendpunishte. Mirëpo, ne kemi praktika edhe më herët, ku mund të bëhet reduktimi i orarit\", tha ai.\n\nNga Ministria e Punës patën deklaruar se do të angazhohen që të drejtat e punëtorëve të respektohen. Ndërkaq, Inspektorati i Punës ka deklaruar se aktualisht janë vetëm 52 inspektorë aktivë, numër i cili nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar në mënyrë efektive të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë që dalin nga mandati i institucionit.\n\nMegjithatë, sipas Inspektoratit, pritet shtim i tyre, pasi gjatë inspektimeve në terren janë hasur shkelje. Në rastet kur zyrtarët konstatojnë se nuk respektohen masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, ndërmarrin të gjitha veprimet e parapara me legjislacionin në fuqi. BSPK ka kërkuar gjithashtu rritjen e numrit të inspektorëve në terren.\n\n_Burim:_ Zëri_,_ http://www.zeri.info/aktuale/626925/i-nxehti-sfidon-punetoret-e-ndertimit-kerkohen-masa-per-mbrojtjen-e-tyre/\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Çfarë masash kërkohen për punëtorët e ndërtimit në të nxehtin?",
  "updatedAt": "2026-06-17T22:26:19.662Z"
}