{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibcjtkdhra3blmuxqf5h7pkzpk3uaxg4vklswe4qqijmlbuzs7aqe",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3moiuhm7z6ld2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiagzjwnrpnooa5epmpgvbna7ea66y75bb6wv33wetypchgkpphkru"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 58216
},
"description": "Si funksiononte grupi që propagandonte xhihadizmin përmes rrjeteve sociale?",
"path": "/pese-shkupjan-hetim-organizate-terroriste-isis/",
"publishedAt": "2026-06-17T17:44:03.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Portalb"
],
"textContent": "SHKUP — Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke vepruar sipas kallëzimit penal të paraqitur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër pesë personave nga Shkupi, të moshës 22–34 vjeç, të dyshuar për veprën penale \"Organizatë Terroriste\".\n\nSipas provave të mbledhura, i dyshuari kryesor, në fund të vitit 2024, ka krijuar një kanal dhe grup në internet në një platformë sociale. Anëtarë të këtij grupi kanë qenë edhe të dyshuarit e tjerë.\n\nGjatë viteve 2025 dhe 2026, përmes këtyre kanaleve të komunikimit, të dyshuarit kanë shpërndarë përmbajtje që promovonin dhe mbështesnin ideologjinë e organizatës terroriste ISIS dhe organizatave të tjera terroriste të lidhura ideologjikisht, si dhe materiale ideologjike xhihadiste. \"Qëllimi ka qenë përhapja e propagandës, indoktrinimi ideologjik dhe glorifikimi i veprimeve terroriste dhe i autorëve të tyre\", thuhet në njoftimin e prokurorisë.\n\nGjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kryer kontrolle në pesë lokacione në territorin e Shkupit, prej të cilave tre në Burgun Idrizovë, ku dy nga të dyshuarit po vuajnë dënim për një vepër tjetër penale, ndërsa një i dyshuar ndodhet në paraburgim. Dy kontrolle të tjera janë kryer në lokacione të lidhura me të dyshuarit e mbetur. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar disa pajisje elektronike dhe sende të tjera, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës dhe procedurës së mëtejshme të provave.\n\nGjykata Themelore Penale Shkup i caktoi masën e paraburgimit për njërin nga të dyshuarit, ndërsa për të dytin u caktua masa e arrestit shtëpiak.\n\n_Burim:_ Portalb_, https://portalb.mk/rmv-pese-persona-nen-hetim-per-organizate-terroriste/\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pesë shkupjanë nën hetim për organizatë terroriste ISIS",
"updatedAt": "2026-06-17T17:44:04.285Z"
}