External Publication
Visit Post

Çfarë bashkëpunimi mori Toni Gogu me holandezin Van Weel?

Zhurma Press June 17, 2026
Source

STRASBURG — Ministri i Drejtësisë Toni Gogu u takua sot me homologun holandez David Van Weel, në fokus të bashkëpunimit dypalësh për integrimin europian të Shqipërisë. Gogu e vlerësoi Holandën si "partner kërkues, por konstruktiv".

"Diskutojmë rezultatet, diskutojmë projekte konkrete sesi Shqipëria të mundet të përfundojë ëndrrën dhe projektin e anëtarësimit europian", tha Gogu. Në fokus ishin reforma gjyqësore, forcimi i shtetit të së drejtës, aksesi i qytetarëve në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Van Weel, që mori detyrën në shkurt 2026, e cilësoi takimin të rëndësishëm. "Jemi aleatë në NATO, por gjithashtu Shqipëria është shumë e avancuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe ne po e ndihmojmë". Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të thelluar partneritetin, me synim anëtarësimin brenda afateve të vendosura.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...