External Publication
Visit Post

Çfarë paralajmëron Osmani pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Tetovën?

Zhurma Press June 17, 2026
Source

SHKUP — Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese që anuloi emërimin e rrugëve dhe shesheve me emra shqiptarë në Tetovë. Sipas Osmanit, gjykata riktheu emrin "Marshal Tito" në vend të sheshit "Iliria", duke e quajtur këtë "një tjetër goditje ndaj identitetit shqiptar" dhe "një tjetër plagë mbi të ardhmen e përbashkët".

Osmani e drejtoi kritikën edhe ndaj kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke e akuzuar se dikur "shkruante poezi për Titon". Ai paralajmëroi se historia e shteteve multietnike dëshmon një rregull të thjeshtë: mbivotimi etnik për çështje etnike është fillimi i çdo krize të madhe ndëretnike.

Burim: Telegrafi_,_ https://telegrafi.com/osmani-mbivotimi-etnik-per-ceshtje-etnike-eshte-fillimi-i-cdo-krize-te-madhe-nderetnike/ — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...