External Publication
Visit Post

Dukagjini i Klinës ndeshet me Luganon e Saipit

Zhurma Press June 17, 2026
Source

KLINË — Shorti i UEFA Conference League e ka vënë Dukagjinin e Klinës përballë Luganos së Zvicrës. Portier i skuadrës zvicërane është Amir Saipi, gardiani i Kosovës. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 23 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit më 30 korrik.

"Përballë një kundërshtari cilësor, klubi ynë do të japë maksimumin në fushë për të përfaqësuar klubin, qytetin dhe futbollin e Kosovës në mënyrën më dinjitoze të mundshme", thuhet në njoftim të Dukagjinit.

Saipi, 25-vjeçari i kombëtares kosovare, luan për Luganon që nga viti 2023. Për Dukagjinin, kjo është përfaqësimi i dytë europian pas pjesëmarrjes në Conference League edicionin e kaluar.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...