External Publication
Visit Post

Deficiti tregtar i Shqipërisë shkon në 48,2 miliardë lekë në maj

Zhurma Press June 17, 2026
Source

TIRANË — Eksportet e mallrave gjatë majit 2026 arritën 32,7 miliardë lekë, me rritje prej 2,8% krahasuar me majin e vitit të kaluar, sipas të dhënave të INSTAT-it të publikuara të mërkurën. Importet u rritën më shpejt, me 4,1%, në 80,9 miliardë lekë.

Rritja e eksporteve u shtyrë kryesisht nga grupi "Ushqime, pije, duhan" me 3,3 pikë përqindje kontribut, ndjekur nga "Materiale ndërtimi dhe metale" me 2,2 pikë. Tekstilet dhe këpucët shënuan ndikimin më të madh negativ, me 4,3 pikë përqindje.

Në tregtinë dypalëshe, eksportet drejt Kosovës dhe Greqisë u rritën, ndërsa ato drejt Italisë dhe Gjermanisë ranë. Importet u shtuan ndjeshëm nga Italia dhe Kina, por u ulën me Gjermaninë dhe Spanjën. BE-ja mban peshën kryesore: 66,1% e eksporteve dhe 52,6% e importeve.

Deficiti tregtar për muajin maj arriti në 48,2 miliardë lekë, me rritje 5,1% vjetore dhe 9,3% krahasuar me prillin 2026. Shkëmbimet me BE-në zënë 56,5% të tregtisë totale të Shqipërisë.

Burim: ATSH_, https://ata.gov.al/2026/06/17/instat-eksportet-u-rriten-me-28-ne-maj/ — Redaksia ZHURMA_

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...