Si e kujtoi Berna Dritëro Agollin në 95-vjetorin e lindjes?
BERNË — Ambasada e Shqipërisë në Bernë organizoi në bibliotekën "Kornhausbibliothek" një mbrëmje kushtuar 95-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agollit. Nxënës shqiptarë, mësues dhe miq të kulturës shqiptare në Zvicër u bënë pjesë të një udhëtimi artistik në jetën dhe krijimtarinë e një prej figurave më emblematike të letrave shqipe.
Ambasadori Ermal Dredha vlerësoi Agollin si krijues që ngriti përvojën e njeriut të thjeshtë në art të madh. Diplomati theksoi se veprat e tij do të mbeten aktuale sepse flasin për vlera universale: dinjitetin njerëzor, dashurinë, vendlindjen dhe marrëdhënien e njeriut me kohën e vet.
Mbrëmja u pasurua me recitime nga nxënësit e shkollave shqipe në Zvicër, interpretime muzikore nga këngëtarja Mimoza Nazarko, materiale filmike të rralla nga jeta e shkrimtarit dhe zërin autentik të vetë Agollit. Muzeu "Kadare–Agolli" mundësoi dorëshkrimet, skicat dhe gjurmët krijuese të shkrimtarit.
Ambasada falënderoi Brikela Andera dhe "Kornhausbibliothek" për bashkëpunimin. Pas Bernës, do të vijojë aktivitetet e Vitit të Agollit dhe Kadaresë me një veprimtari kushtuar Ismail Kadaresë në Gjenevë gjatë vjeshtës.
Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere