{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreie2bcrf4dohyavjecnrulzygdzlymslk45gubb4llalyhamu37hjm",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mohx6vii4kv2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreihfmti2jikgx4t2dg62hcbtynm4rzb5kxu3kiwniukdflakg5uw3q"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 112616
  },
  "description": "Çfarë rrezikon Kosova duke qëndruar jashtë infrastrukturës rajonale të gazit të lëngshëm natyror?",
  "path": "/oda-amerikane-shqetesim-gaz-liquid-kosove-shba/",
  "publishedAt": "2026-06-17T08:53:11.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "SHBA ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të ndërtojë central gazifikimi",
    "Telegrafi"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e vazhdueshme të konsideratës nga Qeveria në detyrë ndaj thirrjeve të përsëritura të SHBA-së për përfshirjen e Kosovës në infrastrukturën e gazit të lëngshëm natyror (LNG).\n\nOEAK thekson se Kosova vazhdon të mbetet tejmase e varur nga kapacitetet e vjetruara gjeneruese dhe importet e mëdha të energjisë elektrike, ndërsa tregu rajonal energjetik bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. \"Diversifikimi i burimeve të energjisë, rritja e sigurisë së furnizimit dhe forcimi i konkurrueshmërisë ekonomike duhet të mbeten ndër prioritetet kombëtare të Kosovës\", thuhet në reagim.\n\nShqetësimi i Odës Amerikane shtohet nga fakti se të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shprehur zotimin për t'u bërë pjesë e infrastrukturës rajonale të LNG-së, e cila po zhvillohet me mbështetje të fuqishme amerikane. SHBA ka kërkuar vazhdimisht që Kosova të ndërtojë central gazifikimi, por Qeveria në detyrë duket se po e anashkalon këtë çështje strategjike.\n\nOEAK vlerëson se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një nga asetet më të rëndësishme kombëtare. \"Shpërfillja e vazhdueshme e qëndrimeve të aleatit më të afërt bart rrezikun e ndikimit në cilësinë dhe thellësinë e këtij partneriteti\", paralajmëron Oda, duke i bërë thirrje institucioneve të Kosovës të rivlerësojnë implikimet afatgjata dhe të angazhohen konstruktivisht me Shtetet e Bashkuara.\n\n_Burim:_ Telegrafi\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Pse po anashkalohen thirrjet e SHBA-së për gazin natyror në Kosovë?",
  "updatedAt": "2026-06-17T08:53:11.880Z"
}