{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreibfgoxylgsglmz7rhzugoy3msdtd5b77maijsfdr2s4hewkon7pse",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mogmfknq5zp2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreihwsbn73kif5eqsmdpt4quwdk3j2z3wprbmyidbxu33zgdzob2szi"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 54292
},
"description": "Si do të organizohet VLEN-i në terren pas mbledhjes së nënshkrimeve?",
"path": "/vlene-formalizohet-parti-politike-tetove/",
"publishedAt": "2026-06-16T20:14:07.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Bilall Kasami",
"TV21"
],
"textContent": "TETOVA — Në Pallatin e Kulturës në Tetovë po mblidhen nënshkrimet për themelimin formal të VLEN-it, duke shënuar nisjen zyrtare të subjektit si parti politike në përputhje me ligjet e Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Bashkëkryetari Bilall Kasami tha se pas përmbylljes së këtij procesi do të fillojë organizimi i strukturave në degë e nëndegë, me synim adresimin e problemeve të qytetarëve dhe zbatimin e programit politik.\n\n\"Sot në Pallatin e Kulturës në Tetovë është organizuar grumbullimi i nënshkrimeve për themelimin formal të VLEN-it me çka po nis edhe zyrtarisht rrugëtimi i subjektit VLEN si parti politike konform ligjeve të Maqedonisë së Veriut,\" tha Kasami. Ai i ka thirrur të gjithë aktivistët nga Struga deri në Kumanovë që të japin nënshkrimin e tyre, dhe shprehet i bindur se sot ky proces do të përmbyllet me sukses.\n\n\"Nga sot do të nisë aktiviteti jonë në terren për vizitë të strukturave të VLEN-it me çka do të nisë edhe ngritja e strukturave në nivel të degëve dhe nëndegëve dhe do të jemi gati për t'ju përgjigjur qytetarëve në problemet të cilat i kanë dhe realizimin e programit,\" shtoi bashkëkryetari i VLEN-it.\n\n_Burim:_ TV21\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Çfarë do të thotë formalizimi i VLEN-it si parti politike?",
"updatedAt": "2026-06-16T20:14:08.078Z"
}