KFOR-i dhe zjarrfikësit stërviten së bashku në Bondsteel
FERIZAJ — Ushtarët e KFOR-it, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë zhvilluar një ushtrim të përbashkët trajnimi në Kampin Bondsteel. Trajnimi u fokusua në reagim ndaj zjarreve dhe ndihmë mjekësore emergjente.
Sipas njoftimit të KFOR-it, qëllimi ishte përmirësimi i koordinimit në terren, rritja e ndërveprimit profesional dhe forcimi i kapaciteteve për reagim në situata emergjente. Pjesëmarrësit theksuan forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe përmirësimin e procedurave për mbrojtjen e njerëzve, infrastrukturës dhe shërbimeve kritike.
"Këto aktivitete tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të punuar së bashku me institucionet dhe partnerët lokalë, në mënyrë që të kontribuojë për një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Kosovës", thuhet në njoftim.
Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere