{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreieh76ll6fm6dvmidbsijg7xwoaox2kdi5rhhkizdwrp3urr5he4y4",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mof46e45i4j2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreiecl3vti7qjbrshsc5tajrktjl2ftubof4byljuz3l4ix7ygnbshm"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 84896
},
"description": "Raportet e AGK-së trajtojnë lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes në Kosovë.",
"path": "/pse-paralajmeron-jeton-mehmeti-per-sulmet-ndaj-gazetareve/",
"publishedAt": "2026-06-16T05:50:59.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Gazeta Express"
],
"textContent": "PRISHTINË — Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) prezantoi tri raporte që trajtojnë disa prej sfidave kryesore të lirisë së medias në vend: lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe gjuhën e urrejtjes. Ish-kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), Jeton Mehmeti, alarmoi për intensitet të shtuar të sulmeve ndaj gazetarëve.\n\nI ftuar në debatin e emisionit “Rubikon” në Klan Kosova, Mehmeti theksoi se këtyre sulmeve u shtohet edhe rritja e teorive konspirative, të cilat plasohen pa prova. “Duhet të kemi kujdes që të mos e ndërtojmë një klimë në të cilën minimizohen apo dekurajohen mediat për të zhvilluar debate, të cilat janë pjesë e një demokracie sikurse që është e jona”, theksoi Mehmeti.\n\n_Burim:_ Gazeta Express_, https://www.gazetaexpress.com/ish-kryetari-i-kpm-se-alarmon-ka-intensitet-te-shtuar-te-sulmeve-ndaj-gazetareve/\n— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse paralajmëron Jeton Mehmeti për sulmet ndaj gazetarëve?",
"updatedAt": "2026-06-16T05:51:00.104Z"
}