External Publication
Visit Post

Çfarë ndryshon ligji i ri për dhurimin e organeve?

Zhurma Press June 15, 2026
Source

PRISHTINË — Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për transplantimin e organeve ka hyrë në procedurën përfundimtare qeveritare. Lajmi u bë i ditur gjatë një forumi për dhurimin e organeve, të organizuar nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Koordinatorja Kombëtare e Transplanteve.

Çdo qytetar madhor, gjatë vizitës te mjeku amë, do të deklarohet nëse dëshiron të jetë dhurues organesh pas vdekjes. Regjistrimi do të bëhet përmes një moduli të ri digjital në "Termini im", në mënyrë të sigurt dhe me verifikim të dyfishtë. Qytetarët do të mund ta ndryshojnë ose të tërheqin vendimin në çdo kohë.

Aliu e cilësoi këtë të rëndësishme për respektimin e lirisë personale dhe për të ditur saktë numrin e dhuruesve potencialë. Ai deklaroi se do të jetë i pari që do të regjistrohet. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria do të vazhdojë të investojë në mjekësinë e transplantimit.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...