Tre serbë kapen me marihuanë në Dheun e Bardhë
Zhurma Press
June 15, 2026
DHEU I BARDHË — Policia Kufitare ka gjetur dy mullinj për bluarjen e substancave narkotike dhe një gram substancë të dyshuar marihuanë në një automjet me targa të Serbisë. Tre shtetas serbë ndodheshin në veturë gjatë kontrollit në pikën kufitare Dheu i Bardhë.
Pas intervistimit të një të dyshuari dhe dy dëshmitarëve, prokurori ka urdhëruar lirimin e tyre në procedurë të rregullt. Rasti është iniciuar për veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike".
Burim: Almakos_,_ https://almakos.com/tre-shtetasve-serbe-u-konfiskohet-marihuane-dhe-pajisje-per-bluarjen-e-narkotikeve/ — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere