Çfarë synon Java për Ndihmë Juridike Falas që hapet sot me Gërvallën?
PRISHTINË — Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së "Javës për Ndihmë Juridike Falas". Aktiviteti shënohet përmes një konference me temën "Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë".
Konferenca synon të promovojë rëndësinë e ofrimit të ndihmës juridike falas dhe të avancojë qasjen e barabartë të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, ekspertë të fushës së drejtësisë, si dhe organizata që kontribuojnë në fuqizimin e sundimit të ligjit priten të jenë të pranishëm.
Iniciativa vjen si përgjigje ndaj nevojës për mbrojtje më të gjerë të të drejtave të qytetarëve, duke bashkuar aktorë institucionalë dhe shoqërorë për të garantuar se asistenca juridike nuk është privilegj por e drejtë e përbashkët.
Burim: Ekonomia Online — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere