External Publication
Visit Post

Ujësjellësi Hidrodrini ndërpret furnizimin me ujë në Pejë

Zhurma Press June 14, 2026
Source

PEJË — Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar se të hënën, më 15 qershor 2026, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në qytetin e Pejës. Kjo ndërprerje do të prekë edhe disa fshatra që furnizohen nga burimi i Drinit të Bardhë në Radac.

Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e furnizimit do të bëhet për shkak të një intervenimi të detyruar në sistemin furnizues, si pjesë e punimeve teknike në rrjet. Furnizimi do të ndërpritet nga ora 08:00 deri në ora 14:00, ndërsa kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që duhet të sigurojnë rezerva uji.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...