{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreihgx64673s7vmlpjil3fflbrzaydfqyplxank6fvj34sgq3ssc4ze",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mobq5c4e4on2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreigaee6hgjquvb7atkixbnv5apfmoayorngxkfheq4wgmk22ybwxhe"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 162054
  },
  "description": "Mundësit e rinj të Shkupit dhe Ballkanecit të Shtipit zhvilluan ndeshje miqësore në kuadër të manifestimit Vera Kulturore e Çairit 2026.",
  "path": "/garat-e-mundjes-ne-sheshin-skenderbeu-shkup/",
  "publishedAt": "2026-06-14T21:38:04.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Almakos"
  ],
  "textContent": "SHKUP — Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, Sheshi Skënderbeu u shndërrua në arenë sportive ku u zhvilluan ndeshje miqësore. Sportistët e rinj të Klubit të Mundjes Shkupi dhe ata të klubit mysafir Ballkanec nga Shtipi u përballën midis tyre para një numri të madh qytetarësh dhe dashamirësish të sportit.\n\nGjatë kësaj mbrëmjeje sportive u zhvilluan gjithsej gjashtë duele interesante, ku mundësit demonstruan talent, përgatitje fizike, disiplinë dhe shpirt garues. Në përfundim të aktivitetit u ndanë mirënjohje për sportistët, trajnerët dhe përfaqësuesit e të dy klubeve si shenjë vlerësimi për angazhimin e tyre në zhvillimin e sportit.\n\nManifestimi “Vera Kulturore e Çairit 2026” vazhdon të sjellë aktivitete të larmishme sportive, kulturore dhe artistike. Ky projekt synon ta bëjë Çairin një pikëtakim të qytetarëve, të rinjve dhe talenteve nga fusha të ndryshme.\n\n_Burim:_ Almakos\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Si u zhvilluan garat e mundjes në sheshin Skënderbeu në Shkup?",
  "updatedAt": "2026-06-14T21:38:05.022Z"
}