{
  "$type": "site.standard.document",
  "bskyPostRef": {
    "cid": "bafyreid2h54ruqzyf5nvwbzja4nxtvmbbaup7nhjktmnizh2gyucjv2eia",
    "uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mobgufltfvt2"
  },
  "coverImage": {
    "$type": "blob",
    "ref": {
      "$link": "bafkreigeaasngwanjuf2s2pvcreckioldjp533fljmpc32nwjquv74kodm"
    },
    "mimeType": "image/jpeg",
    "size": 445596
  },
  "description": "Pse po bie interesimi i fermerëve kosovarë për të punuar tokën?",
  "path": "/toka-bujqesore-e-papunuar-dhe-rritja-e-importit/",
  "publishedAt": "2026-06-14T18:51:57.000Z",
  "site": "https://zhurma.press",
  "tags": [
    "Klan Kosova"
  ],
  "textContent": "PRISHTINË — Në Kosovë po vazhdon rritja e varësisë nga importi i produkteve ushqimore, ndërsa një pjesë e tokës bujqësore mbetet e papunuar dhe e pashfrytëzuar. Vetëm gjatë muajit mars, qytetarët kanë blerë produkte në vlerë prej 652 milionë euro, çka shënon një rritje prej 18% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.\n\nNë anën tjetër, prodhuesit vendorë kanë realizuar shitje prej vetëm 88 milionë euro. Ekspertët thonë se interesimi i përgjithshëm për bujqësi po shënon rënie dhe se fermerët sot po përballen me sfida të shumta, përfshirë mungesën e punëtorëve si dhe pasigurinë e vazhdueshme në treg.\n\nSipas tyre, ndarja e parcelave dhe ndërtimet e shumta në tokë bujqësore po e përkeqësojnë situatën në vend. Ekspertët paralajmërojnë se këto probleme po e rrezikojnë edhe të ardhmen e sektorit, ndërkohë që një pjesë e tokës bujqësore mbetet e pashfrytëzuar.\n\n_Burim:_ Klan Kosova\n_— Redaksia ZHURMA_",
  "title": "Importi prek 652 milionë euro, toka bujqësore mbetet e papunuar",
  "updatedAt": "2026-06-14T18:51:57.702Z"
}