Kobaj: Sherri për emrin e rrugës i merr jetën 27-vjeçarit
Zhurma Press
June 14, 2026
PRIZREN — Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën. Viktima ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet i mprehtë që është përdorur gjatë konfliktit.
Sipas informacioneve të para, konflikti kishte nisur ndërmjet dy djemve të axhës në fshatin Kobaj. Ngjarja ndërmjet dy familjarëve ka degjenuar deri në përdorimin e mjetit të mprehtë, duke shkaktuar plagët vdekjeprurëse për 27-vjeçarin.
Raportohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur si pasojë e mospajtimeve për emërtimin e një rruge në këtë fshat. Mosmarrëveshja e sotme për këtë çështje solli përfundimin fatal për të riun.
Burim: Demokracia — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere