External Publication
Visit Post

Pse punëtorët e ndërtimit po lihen pa mbrojtje në vapë?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

SHKUP — Kryetari i Sindikatës së Ndërtimtarisë, Ivan Peshevski, ka kërkuar rritjen e menjëhershme të kontrolleve inspektuese për të mbrojtur punëtorët e angazhuar në ndërtimtari nga temperaturat e larta. Sipas tij, në të kaluarën janë vërejtur mangësi të mëdha te një pjesë e madhe e punëdhënësve në sektorin privat dhe ndërtimin e lartë.

Peshevski bën të ditur se një pjesë e madhe e tregut nuk është e mbuluar nga sindikata dhe shumë punëtorë punojnë pa kontrata, përkatësisht në të zezë. Kjo gjendje i detyron ata të heshtin dhe të mos i raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre, pasi frikësohen se mund ta humbin vendin e punës.

Sfidë e madhe mbetet kapaciteti i dobët i shtetit për monitorim. Aktualisht janë mbi 1 mijë kantiere ndërtimi aktivë në vend, ndërsa shteti disponon vetëm 10 deri në 12 inspektorë për sigurinë dhe shëndetin në punë, çka e bën pothuajse të pamundur mbulimin e tërë territorit përpara se të ndodhin aksidente.

Ky hendek i thellë mes kantiereve aktive dhe numrit të inspektorëve tregon se jeta e punëtorëve të ndërtimit mbetet e rrezikuar dhe pa mbrojtje reale gjatë temperaturave të larta.

Burim: Telegrafi — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...