External Publication
Visit Post

Si po i sfidon stereotipet në Tiranë taksistja e rikthyer nga Suedia?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

TIRANË — Një 51-vjeçare, e cila la emigracionin në Suedi për t'u rikthyer në vendlindje, ka vendosur të bëjë biznes në Shqipëri duke sfiduar stereotipet. Kimete Cenollari sot drejton kompaninë e saj të vogël të taksive në rrugët e zhurmshme të Tiranës, mes ritmit dhe nxitimit të përditshëm.

Mes paragjykimeve të shumta për zgjedhjen që bëri, Cenollari thotë me bindje se puna nuk ka gjini. Sidoqoftë, sfidë kryesore në përditshmërinë e saj mbeten shoferët e pakujdesshëm dhe përdoruesit e monopatinave elektrike.

Mes semaforëve, rrugëve dhe kilometrave të shumtë, 51-vjeçarja vazhdon punën e saj, duke përcjellë edhe një mesazh për gratë dhe vajzat.

Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...