External Publication
Visit Post

Pse zyrtarët qeveritarë në Shkup janë në ankth këtë qershor?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

SHKUP — Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se pas 17 qershorit do të nisin bisedimet zyrtare me partnerët e koalicionit për rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Kjo deklaratë ka shkaktuar ankth te shumë zyrtarë, pasi ende nuk dihet se cilat ministri do të preken nga këto ndryshime apo kush do të shkarkohet.

Sipas Mickoskit, bisedimet do të fillojnë menjëherë pas festimit të ditëlindjes së partisë së tij. Ky përvjetor do të shënohet më 17 qershor në stadiumin e Strumicës, duke filluar nga ora 20:00, kohë pas së cilës do të nisin negociatat e pritshme për ndryshimet në qeveri.

Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...