External Publication
Visit Post

Pse po e humb durimin Edi Rama sipas Gazment Bardhit?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

TIRANË — Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se shtimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në protestën kundër investimit në Zvërnec po bën që kryeministri Edi Rama të humbasë durimin. Bardhi theksoi se “protesta është e vetmja dritë që ndriçon në këtë vend, të cilin Edi Rama e ka zhytur në korrupsionin më shkatërrues të 35 viteve të fundit”.

Duke reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, Bardhi shtoi se “fashist është ai që nuk pranon se qytetarët mendojnë ndryshe dhe shpik armiq të huaj pas çdo proteste”.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...