Cilët biznesmenë u paraqitën në GJKKO pas operacionit të SPAK-ut?
Zhurma Press
June 14, 2026
TIRANË — Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka nisur seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj personave të përfshirë në operacionin e fundit të SPAK-ut. Ky operacion i gjerë ka çuar në lëshimin e 20 urdhërarresteve për biznesmenë e ndërtues.
Në këtë seancë janë paraqitur fizikisht biznesmenët dhe ndërtuesit Orgest Bircaj, Dritan Aga, Edmond Jaupi, Gëzim Islami dhe Orest Sota. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Flojera Davidhi, teksa SPAK përfaqësohet nga Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.
Seanca pritet të përcaktojë masat e sigurisë për personat e përfshirë në këtë operacion, ndërsa prokurorët e posaçëm vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje.
Burim: ABC News — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere