Ermal Nufi në DASH: Çfarë po diskuton ministri i Mbrojtjes?
Zhurma Press
June 14, 2026
UASHINGTON — Përfaqësues nga Shqipëria po zhvillojnë biseda konstruktive me zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington. Delegacioni shqiptar në këto takime po prihet nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili synon të çojë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s dhe të avancojë marrëdhëniet dypalëshe në Mbrojtje.
Sipas njoftimit të ministrit Nufi, takimet u zhvilluan me Sonata Coulter, Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe me Rachel Schiller, Zëvendës Ndihmës Sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake. Diskutimet synojnë avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e Mbrojtjes mes dy shteteve.
Burim: Zëri — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere