External Publication
Visit Post

Pse kërkohet rikthimi i Hashim Thaçit në krye të PDK-së?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

VJENË — PDK-ja duhet të nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme dhe të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit për rikthim në krye të partisë. Thirrja vjen nga Hamdi Krasniqi, një nga drejtuesit e degës së PDK-së në Austri, i cili ka komentuar rezultatin e këtij subjekti në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

Sipas Krasniqit, po bëhen disa vite që PDK-ja qëndron në opozitë dhe nuk po arrin të rikthehet në pushtet, pavarësisht mungesës së projekteve të mëdha nga qeveritë e deritashme. Ai vuri në dukje se ky subjekt performon mirë në zgjedhje lokale, por jo edhe në ato nacionale.

Pasi falënderoi Drenicën dhe Malishevën ku PDK-ja u rendit forca e parë politike, Krasniqi kërkoi fillimin e zgjedhjeve të brendshme nga nëndegët deri në nivelin qendror. Për të, kandidatura e Thaçit mbetet e vetmja alternativë drejt suksesit të partisë dhe vetë shtetit të Kosovës.

Burim: IndeksOnline — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...