External Publication
Visit Post

Pesë të arrestuar në Kosovë për rastin “Reçaku II”

Zhurma Press June 14, 2026
Source

PRISHTINË — Pesë persona janë arrestuar në Kosovë në kuadër të një operacioni policor të ndërmarrë për hetime në rastin e njohur si “Reçaku II”. Aksioni u zhvillua nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, duke ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione.

Detaje shtesë lidhur me këtë operacion pritet të bëhen të ditura gjatë një konference të përbashkët për media. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se kjo konferencë është paraparë të mbahet në orën 13:00, për të ofruar informacione shtesë.

Burim: RTV21 — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...