External Publication
Visit Post

Pse motoçikletat vazhdojnë të përdorin korsitë e biçikletave në Tiranë?

Zhurma Press June 14, 2026
Source

TIRANË — Qarkullimi i motoçikletave në korsitë e dedikuara për biçikleta vijon të jetë një problematikë serioze në rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar sigurinë e çiklistëve.

Pavarësisht sinjalistikës dhe rregullave, vëzhgimet e ATSH-së në disa prej akseve kryesore tregojnë se motoçikletat qarkullojnë shpesh në këto korsi për të shmangur trafikun. Kjo i detyron çiklistët të ndryshojnë trajektoren ose të dalin nga hapësira e tyre. Edhe këmbësorët shfrytëzojnë këto hapësira për të njëjtin qëllim.

Sipas Kodit Rrugor, korsitë e biçikletave janë të destinuara ekskluzivisht për biçikleta dhe mjete të ngjashme të lëvizjes së lehtë. Përdorimi i tyre nga motoçikletat përbën shkelje dhe shton rrezikun e aksidenteve, veçanërisht gjatë orëve të pikut kur fluksi i trafikut rritet ndjeshëm.

Infrastruktura e dedikuar për çiklistët është pjesë e politikave për nxitjen e transportit të qëndrueshëm dhe uljen e ndotjes së ajrit. Efektiviteti i saj, megjithatë, mbetet i cënuar kur rregullat nuk respektohen, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e përdoruesve dhe vetë qëllimin e investimit.

Burim: ATSH — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...