External Publication
Visit Post

Kur i kërkon Ali Ahmeti zgjedhjet e parakohshme?

Zhurma Press June 13, 2026
Source

ZHELINË — Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kërkuar mobilizim të plotë të strukturave të partisë për zgjedhje të parakohshme. Gjatë fjalimit të tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së BDI-së në Zhelinë, ai u ndal te zhvillimet e fundit politike në vend.

Ahmeti theksoi se zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen në pranverë. Megjithatë, ai shtoi se partia duhet të jetë e përgatitur edhe për skenarin tjetër, duke u kërkuar anëtarëve të nisin përgatitjet në mënyrë që të jenë gati edhe për vjeshtën.

Para simpatizantëve në Zhelinë, lideri i BDI-së vlerësoi se vetëm përmes unitetit dhe angazhimit të përbashkët të strukturave partiake mund të arrihen me sukses të gjitha objektivat kryesore politike të kësaj force.

Burim: Tetova Sot — Redaksia ZHURMA

Discussion in the ATmosphere

Loading comments...