Kush po e financon ndriçimin e ri publik në Fushë Topanë?
Zhurma Press
June 13, 2026
SHKUP — Në rrugën “Metodija Mitevski” në Fushë Topanë kanë nisur punimet për vendosjen e ndriçimit publik. Ky projekt infrastrukturor po financohet nga Ministria e Transportit e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të Komunës së Çairit, ky projekt përfshin disa rrugë në këtë pjesë të komunës. Ndërhyrja synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe të sigurisë për qytetarët.
Ekipet në terren po realizojnë punimet për vendosjen e rrjetit elektrik dhe përgatitjen e infrastrukturës. Komuna bën të ditur se ky ndriçim vendoset si pjesë e fazës përfundimtare të çdo projekti rrugor, me qëllim që investimi të jetë plotësisht i gatshëm për banorët.
Burim: Almakos — Redaksia ZHURMA
Discussion in the ATmosphere