{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreiht5mnuqifgrqmo3fjb6ogg7a5mph2nowhtpdgptihh6426ikwiqa",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo6vg34fp5n2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreigvtyhmp4jmuh7ej6q2l7jgavrwh7xmmicbir65utcitv7ukwpbs4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 176114
},
"description": "Prindërit ankohen se programi i Ministrisë së Shëndetësisë për vizitat e fëmijëve deri në moshën 3-vjeçare nuk po i përfshin lindjet në sektorin privat.",
"path": "/pse-foshnjat-e-lindura-ne-privat-po-mbeten-pa-vizita-shendetesore/",
"publishedAt": "2026-06-13T18:34:29.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"Koha.net"
],
"textContent": "PRISHTINË — Edhe pse Ministria e Shëndetësisë raporton mijëra vizita në shtëpi për fëmijët nën moshën tri vjeçare, disa prindër janë ankuar se foshnjat e tyre nuk janë vizituar asnjëherë. Sipas tyre, ky program shtetëror i vizitave mobile shëndetësore po i lë anash rastet kur lindjet kryhen në institucione private.\n\nNjë nënë nga Komuna e Podujevës ka treguar në kushte anonimiteti se foshnja e saj ka mbushur moshën katërmuajshe, por vizitat në shtëpi kanë munguar plotësisht. Ajo ka lindur në shkurt në një institucion privat dhe fëmijën e ka regjistruar në QKUK, por ende nuk ka pranuar asnjë vizitë.\n\nPo ashtu, një nënë nga Ferizaj ka deklaruar se foshnja e saj tashmë gjashtëmuajshe nuk është vizituar asnjëherë pas lindjes në spital privat. Ajo dyshon se spitalet private nuk po i dorëzojnë me rregull të dhënat e të porsalindurve te institucionet publike shëndetësore.\n\nSipas programit zyrtar të Ministrisë, vizita e parë duhet të kryhet në ditët e para pas lindjes, ndërsa ajo pasuese mes muajit të katërt dhe të gjashtë. Ministria e Shëndetësisë megjithatë insiston se ky program i përfshin të gjithë fëmijët pa dallim institucioni.\n\nSipas tyre, listat e të porsalindurve sigurohen nga SHSKUK-ja vetëm kur lindjet kryhen në Klinikën e Gjinekologjisë apo spitalet e përgjithshme, kurse vizitat realizohen nga ekipet e QKMF-së. Por Ministria nuk ka treguar se si saktësisht i merr të dhënat nga klinikat private.\n\nSi sfida kryesore që pengojnë zbatimin e plotë, institucionet kanë përmendur numrat e pasaktë të telefonit, ndryshimin e vendbanimit të familjeve dhe refuzimin e vizitave nga vetë prindërit. Megjithatë, gjatë vitit 2025 u raportuan gjithsej 35 mijë e 170 vizita në terren.\n\nPër të mbuluar nevojat, numri i infermierëve të angazhuar në zbatimin e programit është rritur ndjeshëm nga 331 në vitin 2025, në 1 mijë e 132 infermierë gjatë vitit 2026. Ky zgjerim synon të mbulojë vizitat për nënat shtatzëna dhe fëmijët në 30 komuna.\n\n_Burim:_ Koha.net\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Pse foshnjat e lindura në spitale private po lihen jashtë vizitave shëndetësore?",
"updatedAt": "2026-06-14T15:38:26.085Z"
}