{
"$type": "site.standard.document",
"bskyPostRef": {
"cid": "bafyreieugbk2o6vows6dakm6vjx3o72t23mqbrhjxsuyb7gchdqunmaxpq",
"uri": "at://did:plc:wib47ggfushco6az6mwbz77k/app.bsky.feed.post/3mo6tmd7t46p2"
},
"coverImage": {
"$type": "blob",
"ref": {
"$link": "bafkreidxbe33dogncxs63osvwpmxweh2exrb6wqjnawvkcg5q6ovajttc4"
},
"mimeType": "image/jpeg",
"size": 43989
},
"description": "Sa ulëse mund të sigurojë Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend nëse vazhdon trendi aktual i votave me postë?",
"path": "/vetevendosje-votat-me-poste-diaspora/",
"publishedAt": "2026-06-13T18:02:06.000Z",
"site": "https://zhurma.press",
"tags": [
"ATSH"
],
"textContent": "**PRISHTINË** — Sipas të dhënave të fundit nga QNR-ja për votat me postë të 7 qershorit, deri në orën 19:09 janë numëruar 36,84 për qind e tyre. Lëvizja Vetëvendosje po kryeson me 68,54 për qind, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 17,54 për qind, Partia Demokratike e Kosovës me 6,27 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,85 për qind.\n\nSipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka arritur në 44,42 për qind dhe merr 50 ulëse në Kuvend. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës tash ka 23 ulëse, një më pak se kur kishte në rezultatet preliminare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të ketë 19 ulëse, po ashtu një më pak. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë ulëse.\n\nHulumtuesi i Institutit Demokratik, Eugen Cakolli, thotë se Lëvizja Vetëvendosje mund të arrijë deri në 52 ulëse në Kuvend. Kjo rritje e mundshme pritet të ndodhë nëse trendi aktual i numërimit të votave me postë vazhdon kështu deri në përmbylljen e plotë të këtij procesi.\n\n_Burim:_ ATSH\n_— Redaksia ZHURMA_",
"title": "Vetëvendosje merr 68.5% të votave të numëruara me postë",
"updatedAt": "2026-06-14T20:28:30.334Z"
}